Gjykata e Vlorës ka lënë në "arrest me b" /> Gjykata e Vlorës ka lënë në "arrest me b"/>

Ora News - Lihet në burg autori i të shtënave me armë në diskon "Havana"

Ora News Lajme 2018-07-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Vlorës ka lënë në "arrest me burg" Emiljano Ninën, autorin e të shtënave me armë në diskon ?Havana? në Dhërmi fundjavën që lamë pas.

Në seancën për masën e sigurisë, prokuror i çështjes ishte Kledjan Ilaho dhe gjyqtar Hektor Sinanaj.

Emiljano Nina akuzohet për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe prishje të qetësisë publike.

Ngjarja u regjistrua të shtunën, ku 23-vjeçari qëlloi 4 herë në ajër me pistoletë.Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për shtyp, bëri me dije se Emiljano Nina, banues në Tiranë, kishte pasur konflikt të hershëm me një person që gjithashtu ndodhej në këtë disko dhe qëlloi në ajër me pistoletë.

Nga të shtënat në ajër nuk pati të lënduar, ndërsa dëshmitarët u shprehën se ishin përfshirë nga paniku dhe kishin parë njerëz të gjakosur.

Sipas dëshmitarëve, sherri ka nisur pasi Nina kishte ngacmuar një femër më herët dhe mbrëmjen e së shtunës është përballur me të dashurin e saj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lihet-ne-burg-autori-i-te-shtenave-me-arme-ne-diskon-havana

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS