Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
43-vjeçari, Admir Delaj, që të premten vrau me armë administratorin e Kotës në Selenicë do të qëndrojë në burg deri në gjykimin e çëshjes me themel. Në seancën për masën e sigurisë, ai shfaqi pendesë, por heshti para gjykatës.
Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë ?arrest me burg" për Admir Delaj, 43-vjeçarin i cili vrau me armë gjahu administratorin e Njësisë Kotë në Selenisë, Fatmir Hodaj.
Delaj heshti në gjykatë, ndërsa më herët gjatë marrjes në pyetje mësohet se ka shprehur pendesë.
Ndërsa përmes avokatit përsëriti pretendimet për rrethanat e ngjarjes që ndodhi të premten pas një debati mes dy burrave të nisur për çështje politike, por që përfundoi në ofendime personale.
Më tej ai ka pretenduar se ka qenë në i pirë ditën e ngjarjes dhe e qëlloi Fatmir Hodajn në gjaknxehtësi e sipër pasi ai e ?kishte fyer rëndë nga familja?.
Në këto kushte, gjyqtari Hektor Harizaj, pranoi kërkesën e prokurorit Maksim Sota dhe vendosi ta lërë në qeli 43 vjeçarin e akuzuar për ?vrasje me dashje?.
Vrasja ndodhi në premten në lokalin e fshatit Kotë, ku Delaj e Hodaj nisën debatin për mospërfshirjen e zonës në projektin e 100 fshatrave, por më tej përshkallzuan deri në ofendime.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vrasesi-i-administratorit-te-kotes-shfaq-pendese-krimin-lihet-ne-burg