Ora News - Itali, arrestohet autori që alarmoi një qytet të tërë me armë

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Paradite e përgjakshme në qytetin e Maceratës.

Një makinë e tipit Alfa Romeo me ngjyrë të zezë ka shkaktuar panik gjatë paradites së sotme në rrugët e këtij qyteti duke terrorizuar banorët.

Makina me në bord dy persona ka hapur zjarri në pika të ndryshme të qytetit kundër emigrantëve afrikanë. 6 persona kanë mbetur të plagosur disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Supozohet se shkaku lidhet me ngjarjen e disa ditëve më parë kur një vajzë 18 vjeçare ka mbetur viktimë nga vrasja me thikë nga një emigrant afrikan.

Trupi i 18 vjeçares u gjet i bërë në copa brenda një valizhe të braktisur në rrugë.

Makina Alfa Romeo 147 ka hapur zjarr në pika të ndryshme të qytetit e në afërsi të banesës së afrikanit autor i vrasjes së 18 vjeçares italiane.

Kryetari i Bashkisë së qyteti i ka bërë thirrje qytetarët të mos dalin nga shtëpia deri sa situata të qetësohet.

Policia italiane informoi se një person është arrestuar.

Personi i ndaluar është një shtetas italian, banor i qytetit e në momentin e ndalimit ai mbante flamurin italian mbi trup duke thërritur Rroftë Italia.

Ai është ndaluar pranë Monumetit të dëshmorëve në qendër të qytetit duke bërë gjestin fashist të përshëndetjes.

Italiani ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

Bëhet gjithnjë e më e fortë hipoteza se motivi i kësaj ngjarje është hakmarrja ndaj komunitetit nigerian.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/itali-arrestoi-autori-qe-alarmoi-nje-qytet-te-tere-me-arme

Share This Video


Download

  
Report form