Etien Cani, i shpallur në kërkim për një vrasje të dyfishtë në 2012 në Elbasan, është vënë në pranga nga policia italiane. Cani akuzohet se ekzekutoi në Gusht të 2012 në banesë Gentjan Beqirin, që qëndronte nën masën e arrestit shtëpiak dhe në të njëjtën kohë ruhej nga punonjës të policisë. Ndërsa babai i tij u dhunua fizikisht dhe humbi jetën si pasojë e arrestit kardiak. Për vrasjen e dyfishtë është shpallur në kërkim edhe 36-vjeçari Ervis Bardhi, që dyshohet se bashkëpunoi me Canin.
Ky i fundit u ndalua në Rimini, pasi 2 javë më parë Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë arrest me burg duke e shpallur në kërkim ndërkombëtar. Cani u arrestua në kuadër të operacionit ?Krasta?, që sipas policisë ka zbardhur tre ngjarje kriminale në Elbasan, ngjarje këto që datonin që në vitin 2006, me tentativën e vrasjes së ish-drejtuesit të policisë Fadil Mema, si dhe vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij.
I njëjti hetim ka zbuluar edhe afera korruptive të punonjësve të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat, duke arrestuar 7 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim. Në të njëjtin operacion, më 14 Qershor u arrestuan 10 persona, mes të cilëve edhe Florenc Çapja, si dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë.
Tv Klan