Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilli Bashkiak i Durrësit vendosi me unanimitet të plotë shpalljen e gjendjes së emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të mbetjeve në Porto Romano. Në bazë të vendimit, fusha e Porto Romanos do të mbyllet dhe trajtimi i mbetjeve të Durrësit pritet të bëhet në landfillin e Tiranës. Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Porto Romano ndër vite është kthyer në një shqetësim për banorët për shkak të ndotjes masive të ajrit që vjen si pasojë e djegies së mbetjeve në një terren të hapur.
Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi në unanimitet shpalljen e emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e bashkisë në Porto Romano.
Pas këtij vendimi Bashkia Durrës do t'i drejtohet "Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve", një organ ndërministror i ngritur që në vitin 2013 me Vendim të Këshillit të Ministrave, për shpalljen e emergjence mjedisore dhe gjetjen e një alternative për depozitimin e mbetjeve dhe zgjidhjen e situatës.
Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Porto Romano ndër vite është kthyer në një shqetësim për banorët për shkak të ndotjes masive të ajrit që vjen si pasojë e djegies së mbetjeve në një terren të hapur.
Në bazë të vendimit, fusha e Porto Romanos do të mbyllet dhe trajtimi i mbetjeve të Durrësit pritet të bëhet në landfillin e Tiranës.
Këshilltarët e Partisë Demokratike ndonëse votuan këtë pikë të rendit të ditës pa hezitim kërkuan që të jetë Këshilli Bashkiak dhe jo kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako autoriteti që do të bashkëpunojë me institucionet e qeverisjes dhe koncesionarin e landfillit të Tiranës, si dhe kryejë procedurat e mëtejshme për gjetjen e një zgjidhjeje efikase dhe sa më të shpejtë për këtë situatë emergjence që kalon Durrësi.
Në mbledhjen e së martës, Këshilli Bashkiak miratoi dhe ndryshimet në sistemin e taksave dhe tarifave vendore për qytetin, përfshirë dhe taksën e pasurisë sipas skemes së re.
Këshilli pasi nuk siguroi votat e mjaftueshme shtimin e personelit të Bashkisë me 4 inspektorë për kontrollin e mbrojtjen e territorit, si dhe dhënien me qira të ambjenteve sportive të shkollës së mesme publike "Leonik Tomeo" në Durrës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/keshilli-bashkiak-durres-miraton-unanimisht-shpalljen-e-emergjences-mjedisore