Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, nuk ka pranuar të diskutojë ndryshimin e marrëveshjes për koncesionin e portit në Porto Romano për të cilën parashikohet një shtesë fondi prej 4.5 mln dollarësh dhe ndërtimi i një argjinature për vendosjen e tubave të ngarkim?shkarkimit të karburanteve. Sipas Braçes, projekti i paraqitur është me gabime matematikore dhe do të diskutohet në momentin që do rregullohet.Ndërkohë opozita ngriti si shqetësim propozimin për ndryshimin e marrëveshjes që sipas tyre do të përmbytë Durrësin.
Komisioni i Ekonomisë nuk ka pranuar të nisë diskutimin për ndryshimin e marrëveshjes për koncesionin në Porto Romano pasi projekti i prezantuar rezultoi me gabime.
Kreu i Komisionit të Ekonomisë kërkoi që të rishikohet edhe njëherë ky draft nëse do të marrë miratimin e Kuvendit si dhe kërkoi prezencën e ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe të zv/ministrit të Bujqësisë.
Erjon Braçe: Ka një gabim aritmetikor në kontratën koncesionare, gabimi aritmetikor ka të bëjë më një mbledhje gabim të shumës së investimeve, kaq.Nuk ka gjë antikushtetsue në këtë mes.
Jorida Tabaku: Antikushtetuese është të miratojmë një VKM që ka ndryshuar dhe nuk ka kaluar procedurën ligjore.
Erjon Braçe: Jo zonjë. Edhe njëherë, qeveria sa më shpejt të sjellë kontratën korrekte në rrugë zyrtare përmes Këshillit të Ministrave. Mbledhja e ardhshme do të kryhet në momentin që dokumenti depozitohet në Kuvend zyrtarisht nga Këshilli i Ministrave.
Opozita ndërkohë ngriti si problem faktin se ndërtimi i argjinaturës që kërkohet të realizohet në portin e Durrësit mund të sjellë pasoja të rënda për qytetin duke e përmbytur atë.
Fatbardha Kadiu: Nuk është çështja e shumës së parave, janë 4.2 milion më shumë apo 4.3 milion më pak. Dëmi ekonomik që mund ti shkaktoni qytetit është minimal, kosto oportune më e ulët, ndërkohë që krijoni një burim për përmbytjen e zonës së ish-Kënetës ku jetojnë 100 mijë banorë.Nga ana tjetër do të bëheni shkas për të shkatërruar ato vlera arkeologjike që ka ai qytet.
Edhe pse tashmë në Porto-Romano ka nisur zgjerimi i portit ndryshimi në këtë kontratë ka ardhur pasi gjatë punimeve janë konstatuar probleme teknike për shkak të aluvioneve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/energjia-dhe-zhvillimi-i-qendrueshem-ekonomik-roli-i-diplomacise-ekonomike