PD: Koncesioni i Porto Romanos, korruptiv | Lajme - News

RTV KLAN 2020-05-14

Views 0

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Rama se i ka dhënë oligarkëve të karburanteve dhe ndërtimit me koncension një port privat të Porto Romanos të Durrësit.

Selia blu e cilëson këtë koncension korruptiv pasi sipas saj privatizon sovranitetin shtetëror, cënon sigurinë kombëtare dhe paralajmëron anulimin e tij pas ardhjes në pushtet.

?Në kulmin e krizës së vendit, Edi Rama po i jep tre oligarkëve të vendit me koncesion një port privat mallrash për të ngarkuar dhe shkarkuar çdo lloj malli që hyn e del nga Shqipëria. me një shtesë të kontratës së koncesionit, ka vendosur që këtë port karburantesh ta kthejë në port për çdo lloj malli të menaxhuar nga këta oligarkë, njësoj si Porti i Durrësit. Kjo është shkelje flagrante e ligjeve dhe e standareve të sigurisë kombëtare të vendit. Ky është një skandal korruptiv dhe me pasoja të rrezikshme për Shqipërinë. Ky port privat për mallrat cënon sigurinë kombëtare të Shqipërisë, dobëson luftën kundër trafiqeve dhe kontrabandës ndërkombëtare, përfshi trafikun e drogës. Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anulojë me efekt prapaveprues këtë vendim të paligjshëm dhe do t?i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë?, deklaroi Çlirim Gjata.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form