Ora News - Banorët dhe studentët padisin bashkinë e Durrësit për mbetjet në Porto Romano

Ora News Lajme 2019-03-01

Views 1

#oranews

Vangjush Dako: "Do të kthehet në një qendër normale për të gjithë qytetarët që banojnë në këtë zonë dhe do hiqet nga harta, nga njolla e zezë kjo pikë shumë e dobët e qytetit të Durrësit."

Tre muaj pas kësaj deklarate të kryebashkiakut Vangjush Dako dhe 7 muaj pas shpalljes së gjendjes mjedisore nga Këshilli bashkiak i Durrësit, në vendgrumbullimin e mbetjeve në Porto Romano nuk ka asnjë ndërhyrje.

Bashkia e Durrësit dhe Qeveria nuk kanë nisur zbatimin e planit të paralajmëruar që brenda vitit 2019, do ta kthente këtë zonën nga bombë ekologjike në një park të gjelbëruar

Ndaj studentët e Universitetit të Durrësit janë bërë bashkë me banorët e zonës dhe kanë paditur në Gjykatën Administrative Bashkinë e Drejtuar nga Vangjush Dako.

Padia mban datën 19 shkurt dhe kërkohet detyrimi i bashkisë për të mbullur vendgrumbullimin menjëherë dhe të rehabilitojnë zonën.

në padi theksohen 5 rrisqe për banorët dhe 12 problematika të vendgrumbullimit, për të cilin theksohet se vepron pa leje mjedisore.

Vendepozitimi i Porto Romanos shtrihet në rreth 200 mijë metra katrore, e cilësuar si një prej katastrofave mjedisore në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banoret-dhe-studentet-padisin-bashkine-e-durresit-mbetjet-ne-porto-romano


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form