Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia shqiptare në bashkëpunim me atë Gjermane, Franceze dhe Europolin kanë zbuluar një grup kriminal të grabitjeve në banesa. Për mediat bëhet e ditur se për grupin kriminal hetimi u nis nga autoritetet gjermane në Offenburg në gusht 2017, kur dhe u zbulua rasti i parë i grabitjes.
Nga ana tjetër edhe xhandarmëria franceze po hetonte në të njëjtën periudhë gjithashtu një grup kriminal shqiptar përgjegjës për më shumë se 45 vjedhje banesash, por që rezultoi i njëjtë me atë në Gjermani.
Nga këto hetime në janar të këtij viti 3 shtetas shqiptarë u vunë në pranga në Gjermani, dhe në mars u ndalua në Paris një tjetër i akuzuar. Po ashtu dhe në Shqipëri Task - Forca "Anti Skifter", zhvilloi kontrolle në Kukës, Tiranë, Fier, Vlorë e Gjirokastër, e mbështetur në vendngjarje nga ekspertë të Europolit, Xhandarmëria Franceze dhe selia qendrore e policisë në Offenburg.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/goditet-grupi-kriminal-i-vjedhjeve-te-banesave-ne-shqiperi-france-dhe-gjermani