Ora News- Goditet grupi kriminal që vidhte banesa në Shqipëri, Francë dhe Gjermani

Ora News Lajme 2018-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia shqiptare, ajo gjermane, xhandarmëria franceze dhe Europol kanë gioditur një grup të organizuar të lëvizshëm që vepronin në këto vende në vepritmarin e vjedhjeve të banesave.

Si pjesë e një hetimi të përbashkët mbi një seri vjedhjesh banesash në Gjermani dhe Francë, oficerët e policisë shqiptare në bashkëpunim me homologët e tyre gjermanë dhe francezë dhe me mbështetjen e Europolit, javën e kaluar kontrolluan një numër të madh pronash në Shqipëri dhe arrestuan një shtetas të dyshuar se i përkiste një grupi të lëvizshëm të krimit të organizuar.

Kjo është faza e fundit e veprimeve në një hetim që ka paraprirë tashmë arrestimin e katër anëtarëve të tjerë të të njëjtit grup kriminal.

Hetimi u nis nga autoritetet gjermane në Offenburg në gusht 2017, pasi një grup i krimit të organizuar shqiptar ra në rrjetën e tyre, për kryerjen e një numri vjedhjesh banesash në jug të Gjermanisë.

Në të njëjtën kohë, xhandarmëria franceze (OCLDI) po heton gjithashtu një grup kriminal shqiptar përgjegjës për më shumë se 45 vjedhje banesash në Francë.

Më pas u bë e qartë se të dy autoritetet ato gjermane dhe franceze, po hetonin të njëjtën organizatë kriminale e cila ishte aktive në të dy vendet njëkohësisht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/goditet-grupi-kriminal-i-vjedhjeve-te-banesave-ne-shqiperi-france-dhe-gjermani

Share This Video


Download

  
Report form