Ora News - Goditet grupi që vidhte makina duke rikoduar çelësin e kuadrit

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Finalizohet operacioni ?Riprogramuesit?.
Goditet grupi i cili vidhte automjete duke rikoduar çelësin e kuadrit.
Sekuestrohen 2 armë zjarri e 1 armë gjahu si dhe sende që i përdornin për të kryer vjedhjet.
Në pranga tre shtetas.
Policia e Tiranës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit ?Riprogramuesit?, në kuadër të të cilit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-L.I 28 vjeç, banuese në Laç
-I.Ç (Seli), 25 vjeç, banuese në Laç
-G.S 33 vjeç, banues në Laç
Rreth orës 01:00, të datës 11.10.2017, Shërbimet e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë konstatuar në flagrancë shtetasit I.Ç dhe L.I , duke tentuar të vjedhin me thyerje, automjetin e markës BMW seria 3, në pronësi të shtetasit A. K.
Gjatë kontrollit fizik në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një kaçavidë.
Një sharrë hekuri.
Një pult automjeti e markës BMW.
Një aparat elektronik ?EDILOCK? (i cili dyshohet se shërben për çkodimin e çelësit të kuadrit të automjeteve).
Nje çip elektronik çkodimi.
Dy aparate telefonik
Nga veprimet hetimore është mësuar se këta dy shtetas pasi bënin hapjen e automjeteve, përdornin aparatin elektronik ?EDILOCK? për të bërë kodimin e një çelësi universal me qëllim arritjen e ndezjes së automjetit.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasve I.Ç dhe G.S (vëllezër), janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Nje armë automatike e modelit 56, me një krehër dhe 20 fishekë
Një armë gjahu teke marka Ruse.
Një pistoletë e markës ?EKOL Firat Magnum?
Katër targa automjetesh të lëshuara nga Republika e Shqipërisë
Një targë automjeti e lëshuar nga Shteti Gjerman
Një sharrë dore me bisht druri me lamë prerëse hekuri
Dy aparate elektronike multimetër
Një aparature elektronike me shënimin ?Tone Generator?
Pesë HHD me kapacitete të ndryshme matëse
Një autoradio
Dy automjete të markës Mercedes Benz
Një automjete i markës BMW
Një sasi prej 3000 mijë Euro dhe 76 000 Lekë

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/goditet-grupi-qe-vidhte-makina-duke-rikoduar-celesin-e-kuadrit/

Share This Video


Download

  
Report form