Ora News - Vlahutin emocionohet në Lungomare: Projekti më i bukur i mbështetur nga BE

Ora News Lajme 2018-07-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, mori pjesë në inaugurimin e veprës së Artit ?The Doors? të vendosur në Lungo Mare si simbolikë e lidhjeve mes Shqipërisë e Unionit. Vlahutin nuk i fshehu emocionet ndërsa e vlerësoi Lungomaren projektin më të bukur që BE ka mbështetur në Shqipëri.

Në fund të mandatit në Shqipëri, Ambasadorja e Bashkimit Europian nuk i përmbajti emocionet ndërsa u rikthye në Lungo Maren e Vlorës të cilin e cilësoi projektin më të bukur që BE ka mbështetur në vendin tonë.

Vlahutin: Jam shumë e lumtur, që jam rikthyer në një qytet që është transformuar nga ai i një viti më parë. Mbaj mend që komisioneri Hahn ishte këtu për inaugurimin dhe e vlerësoi projektin më të mirë që BE ka mbështetur në rajon dhe kjo më bëri shumë krenare.

Lungo Mares tashmë i është shtuar edhe vepra e Artit e Gentian Tabakut e titulluar The Doors ose Portat, një projekt po ashtu i mbështetur nga Bashkimi Europian që transmeton të gjithë simbolikën e lidhjes së Shqipërisë dhe Unionit.

Vlahutin: Kjo quhet portat. Por nuk janë portat e Shqipërisë për në BE, por dyert e Europës për në Shqipëri! Faleminderit që e përdorni këtë hapësirë, që mbani pastër dhe kujdeseni për këtë për atë që u është dhënë. U uroj gëzim në Lungomare.

Më tej ambasadorja Vlahutin, kryeministri Edi Rama dhe të zgjedhur e drejtues vendorë iu bashkuan vlonjatëve dhe pushuesve të shumtë në Vlorë në koncertin e e trupës së Operas dhe Baletit ?Opera në Jeans?.

Koncerti vjen si risi e kalendarit të 500 aktiviteteve argëtuese që po zhvillohen përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vlahutin-emocionohet-ne-lungomare-projekti-me-i-bukur-i-mbeshtetur-nga-be

Share This Video


Download

  
Report form