Ora News – Vlahutin ultimatum firmës: Më 30 prill Lungomare të jetë gati

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadorja e BE Romana Vlahutin u ka kërkuar llogari firmave kontraktore për punimet e Lungomares, investim 8.2 milionë euro, i BE dhe Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Vlahutin theksoi se ka ardhur koha që ky projekt të mbyllet dhe të respektohen afatet, pasi siç tha në fillim të janarit iu konfirmua data 30 prill.

Vlahutin: Ishte i vështirë takimi që patëm, me kompanitë që po bëjnë të gjitha punimet në zonë. Dua tju kujtoj që unë kam ardhur në Vlorë në fund të janarit dhe mu dhanë të gjitha garancitë që punimet do mbaronin deri ne 30 prill, dhe për ne kjo vijon te jetë data kur do mbarojnë të gjitha punimet. Megjithatë mendoj qe banorët e Vlorës e shohin vet se sa pune ka ende për t'u bërë. Ajo për të cilën kemi rënë dakord është që kompania do të na japë një program ditor, që ne çdo ditë të kemi mundësi të shohim çfarë ritmi ka puna.

Diplomatja e BE ishte e prerë për respektimin e afateve kur tha se ka ardhur koha që projekti i lungomares të përfundojë. Edhe kryabashkiaku i Vlorës deklaroi se investimi duhet të jetë gati në verë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlahutin-ultimatum-firmes-me-30-prill-lungomare-te-jete-gati/

Share This Video


Download

  
Report form