Ora News – Vlahutin kritika për afatet e Lungomares e By Pass-it

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre investime madhore te qytetit të Vlorës, By Pass, Lungomare dhe kanalizimet e ujërave të bardha në qytet, te financuara me fonde të Bashkimit Evropian në vlerën e 47 mln euro , u inspektuan këtë të martë nga Ambasadorja e BE ne Shqipëri, Romana Vlahutin.
Në një dalje të përbashkët për shtyp me kreun e bashkisë Dritan Leli, Vlahutin la te kuptohej kritikën për tejzgjatjen e afateve të punimeve, kryesisht për Lungomaren që duhet të ishte përmbyllur që në gusht 2016 dhe Bypass-in e Vlorës, punimet për të cilin u bllokuan me muaj të tërë nga problemet mes kontraktorëve.
Leli: Me gjithë problematikat që pati gjatë rrugës së vet, do të jetë një fytyrë e re për Vlorën turistike, për rivierën shqiptare dhe për turizmin në përgjithësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlahutin-kritika-per-afatet-e-lungomares-e-by-pass-it/

Share This Video


Download

  
Report form