Berat, Kumbaro flet për Teatrin: Jetojmë në demokraci, ka edhe zëra kundër

Report TV 2018-07-08

Views 0

Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro, kryetari i Bashkisë së Prizrenit dhe nënkryetari turk i Bashkisë së Amasyas, të dyja bashki me të cilat Berati është binjakëzuar, kanë marrë pjesë sot në konferencën që po zhvillohet me rastin e 10 vjetorit të përfshirjes së qytetit në UNESCO.

Kumbaro e ka cilësuar Beratin dhe Gjirokastrën si dy krenari kombëtare, të cilat kanë pasaporta ndërkombëtare, të ruajtjes nga UNESCO.

Një vatër ku ka hapësira për të gjithë. Berati nuk është sot në fazën e mbijetesës, por të rijetëzimit. Katër herë më shumë vizitorë e kanë vizituar këtë qytet nga viti 2013 deri më sot dhe kjo ka ardhur si pasojë e një promovimi më të mirë.

Ndodhi të natyrshme e ka cilwsuar ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro protestën e artistëve, regjizorëve dhe të qytetarëve që kundërshtojnë prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ministrja Kumbaro u shpreh se sikundër ka zëra kundër ka edhe njerëz që kanbë shprehur domosdoshmërinë e një godine të re.

Jetojmë në një shoqëri demoktarike, dhe kemi të gjithë të drejtën të kemi mendim ndryshe dhe ashtu siç ka shumë artist, shumë regjizor, shumë qytetar që në mënyrë publike dhe të hapur, janë shprehur për nevojën dhe domosdoshmërinë por dhe kënaqësinë e një teatri rë ri kombëtar në Tiranë sikurse është kërkuar nga brezat, është po aq e natyrshme që të ketë dhe zëra, të cilët të kenë një mendim ndryshe. Jetojmë në një shoqëri të lirë dhe kjo besoj se është një nga gjërat më të rëndësishme dhe më të mira që ka demokracia.

Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës

Share This Video


Download

  
Report form