Sherri për Teatrin, Vokshi: Dorëhiqu, je e paaftë! Kumbaro: Turp të keni, do ta ndërtojmë të ri

Report TV 2018-05-12

Views 1

Debatet e forta kanë shoqëruar Komisionin e Medias, ku kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, është përplasur me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, për Teatrin Kombëtar.

Pas një sërë pyetjesh nëse do të shembet Teatri Kombëtar, Vokshi i ka kërkuar Kumbaros të japë dorëheqjen, duke e quajtur atë të paaftë. Kjo e fundit ka refuzuar të dorëhiqet, duke sqaruar se godina e Teatrit Kombëtar ka shfaqur shumë here probleme dhe shembje të pjesë të ndryshme.

"Je e paditur, jep dorëheqjen"

Albana Vokshi, deputete e PD
"Nuk e jap dorëheqjen. Unë flas për dokumente zyrtare. Në emër të Teatrit Kombëtar janë shpenzuar 6 milionë dollarë, por projekti u ndërpre. Kryeministri shpreh vullnetin politik për një godinë të denjë teatri. Mënyra si do të ndërtohet do të jetë rezultat i procedurës ligjore. Do të ndërtojmë teatër të ri, sepse teatri për të cilin flasim është në kushte skandaloze. Turp të keni"

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës
Ndërkohë, dorëheqjen e ministres Kumbaro e ka kërkuar dhe deputeti i djathtë, Luçiano Boçi, i cili i tha ministres të urdhërojë menjëherë ndalimin e punimeve ose të largohet, duke shtuar se Teatri po prishet për një arsye qesharake, për faktin se nuk është 'monument kulture'.

Debatet në Komision:
Deputeti i PD, Luçiano Boçi: Ministria e Kulturës është institucioni që ndjek procedurat. Duhet patjetër iniciativa juaj për të ndërhyrë. Unë kërkoj dorëheqjen tuaj. Një qeverisje duhet të realizojë objektivat e saj duke respektuar ligjin. Vendimet tuaja janë të brendshmet e vjetra të ushtarëve. Ose jepni urdhër të ndalohen menjëherë punimet, ose largohuni.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS