Pasi 80 artistë të skenës së ekranit i kanë drejtuar me 13 shkurt një peticion Komisionit të Edukimit dhe Informimit Publik, për zgjidhjen e çështjes së Teatrit Kombëtar, komisioni ka kërkuar zhvillimin e një seance dëgjimore me Ministren e Kulturës. Por të hënën në Komision janë paraqitur Sekretari i Përgjithshëm, Drejtorja e Kabinetit dhe Këshilltari për Legjislacionin në Ministrinë e Kulturës.