Shembet një masë shkëmbore në rrugën Gramsh-Elbasan në afërsi të fshatit Cingar në Gramsh. Shkëmbinj, gurë dhe inerte rrëshqitën dhe ranë mbi rrugë duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Nuk ka pasur dëmtime në njerëz dhe mjete, por frika e drejtuesve dhe udhëtarëve kur kalojnë aksin është evidente. Kjo edhe për faktin se rreziku mbetet potencial pasi një masë tjetër e madhe është gati të shkëputet edhe pse ka rrjetë mbrojtëse dhe kavo. Ndërkohë pasiguria në qarkullim shtohet akoma më shumë sepse shembja ka ndodhur në një kthesë të vështirë dhe ku mungon edhe sinjalistika.