Shembja e një masivi shkëmbor në rrugën Radhimë- Orikum, në afërsi të zonës të njohur si "Kalaja", ka zënë poshtë një makinë.
Fatmirësisht në momentin që shkëmbinjtë kanë rënë mbi makinë, nuk ka pasur persona brenda saj.
Rruga Radhim- Orikum u hap dhe u bë e kalueshme, pasi qëndroi e bllokuar përrreth 4 orë.
Qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë normalisht në të dyja kahet e aksit rrugor.