Shqipëria dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?. Ministrat Fatmir Xhafaj dhe Etilda Gjonaj kanë firmosur marrëveshjen me ambasadorin britanik në vendin tonë, Norman Duncan.
Marrëveshja vjen vetëm një ditë pas takimit për "Forcën e Ligjit" ku ambasadori britanik u shpreh se "peshqit e mëdhenj ndodhen ende në Oqean", ndërsa e fortë ishte edhe deklarata e Donald Lu për Klement Balilin.
Në një prononcim për Report Tv ambasadori britanik është shprehur se marrëveshja synon shkëmbimin e informacionit për kriminalitetin mes dy vendeve dhe intensifikimin e luftës kundër "peshqve të vegjël" dhe të mëdhenj.
Sot ne jemi duke bërë dicka ndryshe. Ne sot nënshkruam një memorandum bashkëpunimi për të ndarë me dy vëndeve të dhënat për personat e përfshirë në kriminalitet në Angli dhe Shqipëri. Ky ëshë një shembull i mirë i punës që ne bëjmë bashëkrisht mes dy qeverive në luftën me krimin e organizuar këtu në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar. E gjitha kjo është për te kapur "peshqit e vegjël", "peshqit e mëdhenj" pra peshq të çdo madhësie. Ky është një hap i madh në puën tonë të përbashkët.