Krujë, pas apelit në Report TV Shërbimi Social Shtetëror: Ndihmë ekonomike për familjen Memoci

Report TV 2018-07-05

Views 0

Familja Memoci në fshatin Budull të Krujës jetonte me 4 pjestarë dhe në një varfëri të skajshme. Por, pas publikimit të rastit të tyre në Report TV duke se gjërat në familjen e tyre po ndryshojnë për mirë. Shërbimi Social Shtetëror duke ndjekur rastin e familjes Memoci transmetuar nga Report TV ka kryer menjëherë vlerësimin socio-ekonomik të familjes, nga i cili është konstatuar se familja jeton në gjendje të vështirë ekonomike dhe banesa e tyre është e amortizuar. Duke u mbështetur në rezultatet e vlerësimit socio-ekonomik Shërbimi social shtetëror ka orientuar kryefamiljarin për plotësimin e dokumentacionit dhe aplikimin në skemën e ndihmës ekonomike. Përveç ndihmës ekonomike, banesa e familjes Memoci është përfshirë në listën e banesave që do rikonstruktohen nga Bashkia Krujë dhe pritet që shumë shpejt të nisin punimet për t?i siguruar edhe kësaj familjeje një banesë me kushte të përshtatshme jetese. Familja Memoci jeton me vetëm 10 mijë lekë në muaj të cilat i merr i biri i tyre invalid, ndërsa kryefamiljari është i paaftë për të punuar pasi vuan nga një sëmundje nervore.

Share This Video


Download

  
Report form