Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Valbona Zela, nënë e 9 fëmijëve që jetojnë në kushte të vështira ekonomike do të fitojë sërish të drejtën për të fituar ndihmën ekonomike. Kjo e drejtë i është mohuar familjes në muajin nëntor me arsyen se është punësuar vajza e madhe dhe nëna nuk e ka deklaruar këtë fakt pranë njësisë vendore. Gjatë kohës së pritjes për të përfituar ndihmën ekonomike, familja Zela do të ndihmohet edhe nga një shoqatë me ushqime dhe medikamente.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sherbimi-social-shteteror-do-i-rikthej-ndihmen-ekonomike-shoqata-dhuron-ushqime/