Voltana Ademi: 2099 familje presin ndihmën ekonomike si të vetmen mënyrë jetese, shtyjeni afatin

Report TV 2018-07-05

Views 0

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë të ditur se 2099 familje në Shkodër nuk kanë mundur të marrin dot ndihmën ekonomike, për shkak të mos publikimit të vendimit nga Shërbimi Social Shtetëror.

?2099 familje të bashkisë Shkodër presin ndihmë ekonomike si të vetmen mënyrë jetese. Vendimi duhet të ishte publikuar që me datën 30 qershor. Ndërkohë që tani familjeve i mbetet më pak se 5 ditë për të aplikuar çka sjell sorollatje dhe radhë të gjata. I bëj apel Shërbimit Social Shtetëror që të publikojë listën për muajin qershor. Ti hap rrugë aplikimit të familjeve në nevojë.

Për të gjithë ato që nuk kryejnë detyrën, përbën shkelje ligjore. Mënyra se si po zbatohet sistemi i ndihmës ekonomike, përbën probleme deri në kufijtë e dështimit. Kërkojmë shtyrjen e afatit deri në datën 10 korrik. Në të kundërt ne do ti drejtohemi organeve të drejtësisë pasi problematika është tejet e madhe.

Voltana Ademi, kryetare e bashkisë Shkodër

Share This Video


Download

  
Report form