Ora News - Plani ‘Shkodra 2030″, Voltana Ademi shpalos projektet strategjike

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Shkodrës, prezantoi disa nga projektet strategjike të planit të përgjithshëm vendor, që vetëm pak ditë më parë mori bekimin e Këshillit Kombëtar të Territorit! Kryebashkiakja Voltana Ademi, evidentoi fushat ku do të bazohet zhvillimi dhe investimet në kryeqendrën e veriut.
Bashkia Shkodrës do ti përgjigjet me kërkesa konkrete sfidës së kryeministrit Edi Rama për të paraqitur projekte për financime.
Pasi mori miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, bashkia e qytetit verior prezantoi projektet strategjike të planit të përgjithshëm vendor, për një pjesë të të cilëve do të kërkohet financimi i qeverisë qëndrore.
Financimi në total përllogaritet të kërkojë një vlerë prej 5 miliard lekësh dhe Bashkia e Shkodrës pranon se nuk ka të ardhura për ti realizuar e vetme.
Voltana Ademi: Ne kemi përfituar jo shumë, mund të them pak, por përgjigjet janë disa nga ato që ne mund të realizojmë.
Turizmi, biznesi, bujqësia, agrobzinesi, kultura e sporti janë vetëm disa nga drejtimet ku do të fokusohet bashkia e kryeqendrës së veriut deri në vitin 2030. Duke e vënë theksin tek infrastruktura dhe mjedisi, kryebashkiakja Voltana Ademi u fokusua tek investimet për projektet e sistemimit të ujërave të zeza në Shkodër.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/plani-shkodra-2030-voltana-ademi-shpalos-projektet-strategjike/

Share This Video


Download

  
Report form