Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka shkar" /> Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka shkar"/>

Ora News - "Fitova lekë në lloto", shkarkohet nga detyra prokurori i Apelit Luan Kaloçi

Ora News Lajme 2018-07-05

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Apelit të Tiranës Luan Kaloçi ndërsa ka rikonfirmuar në detyre gjyqtaren e gjykatës së Tiranës Alma Brati. Të dy subjektet janë kontrolluar me procedurë të përshpejtuar pasi janë kandidatë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Nje tjetër prokuror është larguar nga radhët e drejtësisë. Prokurori i Prokuorisë së Apëlit te Tiranës Luan Kaloci, është shkarkuar këtë të enjte nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk e kaloi vettingun.

Prokurori nuk ishte prezent në seancë dhe u përfaqësua nga avokati Ardian Visha. Sipas KPK Kaloçi, nuk ka arritur të justifikojne pasurinë e tij dhe bëhet fjalë për disa kontrata të shitblerjeve të apartamenteve në Tiranë dhe Elbasan. Në seancën degjimore relatorja, Xhensila Pine, tha se për apartamentin prej 145 metrash katror, Kaloçi ka deklaruar se e kishte blerë 52 mijë dollarë, pasi kishte shitur një shtëpi në Elbasan në vitin 1999, për 4 milionë e 800 mijë lekë. Ndërsa ne lidhje me të ardhurat per blerjen e nje dyqanin prej 132 m 2, prokurori tha se ekishte blerë nga një lotari sportive ku kishte fituar një shumë të konsiderueshme të hollash.

Gjithashtu Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpjegoi se në vitin 2007 Kaloçi nuk ka deklaruar një shumë prej 5 mijë dollarësh dhe 20 mijë euro në llogarinë bankare të bashkëshortes.Një tjetër pikë që u diskutua në seancë ishte edhe një kredi që prokurori mori për studimet në Itali të vajzës së tij, ndërkohë që ajo ishte vetëm 15 vjeçe.

Po këtë të enjte KPK ka konfirmuar në detyre gjyqtaren e gjykatës së Tiranës Alma Brati, e cila është edhe nje nga kandidatet për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kpk-shkarkon-nga-detyra-prokurorin-luan-kaloci

Share This Video


Download

  
Report form