Ora News - Prokurori i dosjes 'Babalja' ngec në rrjetën e vettingut, shkarkohet nga detyra

Ora News Lajme 2019-11-06

Views 3

#rtvora #oranews

Prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri, pas problemeve me pasurinë dhe dyshimeve për kontakte me botën e krimit është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. KPK gjithashtu ka shkarkuar edhe Kryegjyqtari i Elbasanit, Sulejman Kurti. Në sitën e vettingut këtë të mërkurë ka dal dhe gjyqtari i apelit Artur Kalaja.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri, dhe kryetarin e gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti.

Kulluri i njohur si prokurori i dosjes ?Babale? sipas KPK-së ka dyshime rreth një kontakti të papërshtatshëm me një person të dënuar në Greqi për kultivim narkotikësh dhe po ashtu të gjykuar në Shqipëri për tentativë vrasje.

Kullurit nga KPK po ashtu iu vu në dukje se dyshohej që kishte bërë deklarim fiktiv të një dyqani në Orikum, për të përfituar një vlerë më të lartë dëmshpërblimi prej shpronësimit.

Prokurori mohoi kontaktin me personin e identifikuar si A.B dhe tha se kishte bërë deklarim të saktë në formularin e vetëdeklarimit.

Ndërsa për kreun e Gjykatës së Elbasanit, Komisioni konstatoi prona të krijuara me burime të pajustifikuara, një raport sekret që sugjeron lidhje me krimin e organizuar dhe një masë sigurie "arrest me burg" e paargumentuar.

Këto gjetje të Komisionit rënduan pozitat e Kurtit, për të cilin KPK-e largoi nga radhët e drejtësisë.

Këtë të mërkurë gjithashtu para KPK-së ka dalë dhe gjyqtari Gjykatës së Apelit Tiranë, Artur Kalaja.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shkarkohet-prokurori-i-krimeve-te-renda-perparim-kulluri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form