Ora News – Incidente në fushatë, arrestohet polici, shkarkohet nga detyra gardisti

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy ditë nga mbyllja e fushatës elektorale tensioni mes mbështetësve të partive është edhe më i lartë. Efektivë të gardës dhe policisë janë përfshirë në një konflikt në Dibër. Ndërkohë në Bërxull, pas një konflikti për çështje politike një person është plagosur me thikë.
Tre ditë nga data e votimit, përplasjet mes partive politike janë pasuar dhe me konflikte të mbështetësve.
Madje në përplasje janë përfshirë dhe efektivë. Një punonjës policie i Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin në Portin e Durrësit, është arrestuar nga shërbimet policore të Dibrës, në bashkëpunim me strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, i akuzuar për përfshirje në aktivitete politik.
Demir Deda, 26-vjeçari i lindur në Dibër e banues në Durrës, është ndaluar pasi pak pas mesnatës është përfshirë në një konfrontim verbal e fizik midis simpatizantëve të dy subjekteve politike, të ndodhur në rrugën e fshatit Ushtelenxë, në njësinë administrative Tomin të Bashkisë së Peshkopisë.
Për të shuar konfliktin kanë ndërhyrë forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilët parandaluan përshkallëzimin e situatës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/incidente-ne-fushate-arrestohet-polici-shkarkohet-nga-detyra-gardisti/

Share This Video


Download

  
Report form