Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Klemend Balili shkarkohet nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Transportit në Sarandë. Lajmi konfirmohet nga ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një deklaratë për median jashtë Kuvendit
?Në dijeninë time personi që ju flisni është shkarkuar për ti dhënë mundësinë organeve të hetimit për ta marrë personin ta hetojnë si qytetar i lirë?
Më pas u konfirmua edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.
Pyetjes së gazetares: Opozita akuzon Klement Balilin për lidhje me LSI-në dhe favorizim politik Manjani u përgjigj: LSI e ka të konfirmuar mosmbrojtjen politike ndaj askujt kryetar anëtar votues apo simpatizant të LSI-së. Ne nuk mendojmë se partitë politike duhet të konkurojnë me organet e ndjekjes penale që kanë mbështetjen time maksimale por dhe të LSI-së. Ne mendojmë se çdo kush e ka kokën në shpatullat e veta dhe nuk ka pse të ngatërrojmë detyrat apo cështjet personale me ato të menaxhimit ?
Manjani pranoi se kishte dijeni për hetimin disa mujor të nisur ?në mos gaboj në mars? siç tha dhe për këtë kishte përcjellë të gjithë letërporositë e nevojshme
Ministri përshëndeti atë që e quajti qëndrim ?profesional? të policisë dhe garantoi mbështetjen e tij si mininistër por dhe se nënkryetar i LSI-së në hetimin e kësaj cëshjetje.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/shkarkohet-nga-detyra-klement-balili/