Tërmeti/ Teatri Kombëtar pëson shkëputje të soletës nga kollonat, aktorët ishin në prova

Report TV 2018-07-04

Views 15

Lëkundjet e tërmetit që përfshinë sot Tiranën kanë shkaktuar çarje të soletës edhe në godinën e Teatrit Kombëtar. Në momentin e rënies së tërmetit brenda godinës kanë qenë disa aktorë për prova të një shfaqjeje, por fatmirësisht aktorët kanë qenë te pjesa shtesë që është bërë kohët e fundit dhe nuk kanë pasur rrezik për jetën.
Në pjesën e rrezikuar kanë qenë vetëm punonjësit e institucionit, të cilët dolën menjëherë nga godina, por nëse gjatë lëkundjes sizmike do të kishte qenë duke u dhënë ndonjë shfaqje në skenë, aty mund të rrezikohej seriozisht edhe jeta e qytetarëve.

Këtë e tha edhe drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, i cili inspektoi godinën e teatrit pas pasojave që shkaktoi tërmeti. Goxhaj deklaroi se nëse në këtë skenë ndodh diçka duhet dyfishi i kohës për të nxjerrë qytetarët.

Nëse kemi një ngjarje këtu duhet dyfishi i kohës që të dalin qytetarët jashtë. Është në nivele minimale mbrojtja nga zjarri.

Shkëlqim Goxhaj, drejtor i Zjarrfikëses në Tiranë

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS