Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit deklaron se godina e Teatrit Kombëtar do të shembet dhe do të ndërtohet Teatri i ri. Rama akuzoi opozitën se kërkon të kapet pas fijes së barit.
Rama tha se nuk do të ndalet as reforma e arsimit të lartë.
Edi Rama: Pse po fyen, artistët dhe aktorët. Na thoni ku është fyerja apo se ju kapeni pas çdo fije bari si i mbyturi dhe kujtoni se do ktheheni aty ku nuk ktheni dot. Jemi të pakonkurueshëm. Nuk na konkuroni dot.
Mos duhet tua ndajë qeveria rolet. Të ngrihet kinostudioja e re dhe tu japim punë. Përse? Keni parë ndonjë vend normal ku aktorët ngrihen sa herë flitet për mure e karton xhes.
Beteja komplet pa përmbajtje.
Ligji për arsimin e lartë është i duhuri
Jeni djathi kaçkavall plot vrima që nuk hapet.
Jeni gati të kapeni pas çdo gjëje, sepse jeni në ajër e doni vetëm të kapeni. Ne do ta ndërtojmë teatrin e ri kombëtar më në fund. Se kjo mbledhje që vazhdoi ka nisur para 20 vitesh. Ka vdekur të tërë ata që e nisën mbledhjen përvec Robert Ndrenikës.
Ju që na qaheni për kulturën e artin. Teatrin e ri Kombëtar do ta bëjmë dhe atë godinën e re do ta shembim dhe do të krijojmë hapësirën europiane për të dhënë shfaqje, parë teatër. Dhe teatri juaj mund të vazhdojë, bini daulleve por gjëma nuk do të ndodhin.
Qoftë reforma e arsimit të lartë, Universiteti dhe teatri i ri nuk do të ndalet prej jush
Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit deklaron se godina e Teatrit Kombëtar do të shembet dhe do të ndërtohet Teatri i ri. Jeni si aktorët që zihen për muret ndërsa fatkeqësia e tyre është se nuk ka role.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-nga-foltorja-teattri-kombetar-do-shembet-vetem-ne-shqiperi-aktoret-zihen-mure