Pas një debati maratonë prej disa kohësh, artistët shqiptarë duket se kanë rënë dakord se duhet ndërtuar një Teatër i ri Kombëtar.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, arriti marrëveshje me artistët për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, duke bindur dhe aktorët më spektikë dhe që deri më dje kanë bërë qëndresë të fortë, duke u bërë pengesë për ndërtimin e një teatri sipas standardeve evropiane, siç ishin Arben Derhemi dhe Alfred Trebicka.
Në një lidhje telefonike për Report Tv, kryebashkiaku Veliaj rrëfeu marrëveshjen me artistët, duke deklaruar se toka e teatrit do të ketë vetëm teatrin dhe nuk do të ketë kullë sipër. Më tej, ai sqaroi se Teatri i ri Kombëtar mund të bëhet brenda 2-3 viteve, ndërsa shtoi se në pak muaj pritet të arrihet një negociatë e suksesshme për kontratën dhe të nisë puna për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Besoj prej pak muajsh ne arrijmë një negociatë të suksesshme, dhe pastaj mund të kemi shfaqjen e parë në teatrin e ri për 2-3 vite. Diskutimi zgjati disa orë me Derhemin, që ka qenë kritikë dhe i ndejshëm për këtë çështje, Bashën dhe Trebickën. Ramë dakord që në projektligjin që do t'i shkojë Parlamentit do të përfshihet prezenca e aktorëve si negociatorë, do të sanksionohet që toka e teatrit do të jetë vetëm për teatrin, që do jetë pa kullë, që nuk do t?iu kushtojë asgjë taksapaguesve. Pr/ligji që kemi sot është frutë i këtyre negociatave.