Report TV - Moti i keq, Veliaj: Për evakuime kemi gati 2 qendra në Tufinë

Report TV 2016-03-23

Views 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës teksa ka folur në ceremoninë përmbyllëse në aktivitetin rinor ?Drejtues për një ditë? ka thënë se institucioni që drejton ka marrë masat për çdo situatë që mund të shfaqet gjatë këtyre dy ditëve kur Tiranën pritet që ta përfshijë një mot i paqëndrueshëm me reshje shiu të dendura, ndërkohë që janë në gatishmëri 2 qendra në Tufinë.

Ai iu ka bërë thirrje qyetarëve që të evitojnë qarkullimin me automjete të vogla dhe të mos dalin nga shtëpitë.

?Iu këshilloj qytetarëve që të mos përdorin automjetin, të evitoni lëvizjet dhe ardhjet në Tiranë. Parashikojmë shumë reshje, prandaj kemi 2 qendra emergjence në Tufinë për evakuime. Qytetarët të mos lëvizin gjatë orëve të ditës. Evitoni lëvizjet e panevojshme.Emergjencat janë gati për cdo befasi të motit? ka thënë Veliaj.

Ndërkohë, duke u ndalur tek projekti për shndërrimin e sheshit ?Skëndërbej? në pedonale, Veliaj ka thënë se, ky projekt parashikon mbjelljen e 35 mijë luleve, 10 mijë shkurreve dhe 5 mijë pemëve dekorative.

?Kemi shtuar ishujt e gjelbërimit në Tiranë. Do jenë 35 mijë lule, 5 mijë pemë, 10 mijë shkurre dekorative. Shesh do jetë i ndërthurur me natyrën. Kemi një projekt të fortë, kemi shtuar gjelbërimin ku do të bëjmë më shumë aktivitete në sheshin e Tiranës? ka shtuar ai.

Duke u ndalur edhe tek taksat, Veliaj ka thënë se, nuk do të shtohen taksat dhe se të gjitha do të paguhen në faturën e ujit të pijshëm, për të evituar sorollatjen e qytetarëve.

?Të gjitha faturat do të jenë të përfshira në faturën e ujit të pijshëm? ka përfunduar ai.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS