A1 Report - Moti i keq, Veliaj: Kufizoni lëvizjet deri në normalizimin e situatës

Report TV 2015-08-31

Views 0

TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që për shkak të stuhive të forta në Tiranë të kufizojnë lëvizjet mëngjesin e sotëm, deri në normalizimin e situatës.

Nëpërmjetnjë postimi në faqen e tij në "Facebook" , Veliaj gjithashtu u bën thirrje qytetarëve që të evitojnë përrenjtë e lumenjtë në të gjithë zonën e Tiranës së madhe.

"Ndihmoni fqinjët e moshuar në rast nevoje", - shkruan më tej Veliaj teksa ka bërë publik numrin e bashkisë për emergjencat, për ti ardhur në ndihmë çdo qytetari.

"MOT I RENDUAR: Stuhi te forta ne TR, ju lutemi kufizoni levizjet ne mengjes gjer sa situata te normalizohet. Evitoni perrenjte e lumenjte ne gjithe zonen e TR madhe. Ndihmoni fqinjet e moshuar ne rast nevoje.
Tel 0800 0888 per emergjencat @BashkiaTirane ?#?TeamEV ?#?Bashke?, - shkruan Veliaj në Facebook

Share This Video


Download

  
Report form