Rikthimi i motit të keq në të gjithë Shqipërinë e shirat e dendur gjatë natës kanë shtyrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj që përmes një statusi në Facebook t?u bëjë thirrje qytetarëve të kenë kujdes.
Veliaj kërkon që të evitohen lëvizjet sidomos në zonat rurale dhe pranë përrenjve, ndërsa prioritet për ndihmë duhet të kenë fëmijët dhe të moshuarit.
??Shira dhe mjegull e dendur në zonën e Tiranës, evitoni lëvizjet sidomos në zonat rurale pranë lumenjve e përrenjve.24 administratorët e Tiranës janë në gatishmëri maksimale.
Në rast nevoje ju lutemi telefononi: Bashkia ? 0800 0888
Policia ? 129
Zjarrfiksja ? 128
Kini prioritet ndihmën për fëmijët e të moshuarit.
Bashkia Tirane #Bashke??¬ shkruan Veliaj në Facebook.