Me debate ka nisur edhe seanca e sotme në Komisionin e Ligjeve. Deputetët demokratë, njësoj si në çdo seancë përgjatë 3 muajve të fundit edhe sot, nuk kanë lejuar përfaqësuesit e ministrisë së Shëndetësisë të flasin. Ka spikatur deputeti demokrat, Klevis Balliu, që s?ka lejuar përfaqësuesen e ministrisë të flasë për dhunën në familje.
I pari që mori fjalën në Komision ishte demokrati Enkelejd Alibeaj, që ka akuzuar kryetarin e Komisionit, Ulsi Manja se bashkë me qeverinë janë bashkëpunëtorë në vrasje.
Socialisti Ulsi Manja iu ka kthyer përgjigje deputetëve demokratë duke iu thënë se për vrasje akuzohen demokratët.
Debatet në Komision:
Manja: Po thyeni kodin e etikës
Alibeaj: Nuk më tregon mua etikën ti. Nuk mund të më bëj moral hajduti.
Manja: Jeni bashkëfajtor në vrasje.
Alibeaj: Nuk ma thua dot mua ti.
Manja: Më tregon ti mua moral, ju që keni vrarë njerëz.
Bylykbashi: Ju po shembni Teatrin.
Manja: Ti nuk e di se ku bie godina e Teatrit Kombëtar. Ju që jeni vrasës, ju nuk mund të më bëni moral mua.
Ulsi: Mos bërtit, nuk dukesh me trim se bërtet
Balliu: O Uliks, ti fle me dritën ndez, mos më trego mua se e di unë ca je ti.
Alibeaj: Mos u bëni vegla të krimit të Ramës. Jeni bashkëpunëtor në vrasje, e vini flisni për moral. Jeni duke vjedhur, bandë hajdutësh.
Manja: Kush është pro kush është kundër, rrëzohet kërkesa e opozitës në Komision. Vazhdojmë me rendin e ditës.