Kullat e Dervish Aliut në Vlorë në mëshirë të fatit, Drejtori i Kulturës: Na ndihmoni

Report TV 2018-07-04

Views 3

Trashëgimia kulturore prej vitesh po përballet me mungesën e vëmendjes nga institucionet përgjegjëse. Kullat e Dervish Aliut në qytetin e Vlorës kanë ngelur në mëshirë të fatit pasi Ministria e Kulturës dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë nuk kanë buxhet për restaurimin e këtij monumenti. Sipas drejtorit të këtij institucioni Orgest Feimaj, një tjetër problem është edhe mungesa e ciceronëve si edhe grabitja e këtyre monumenteve nga persona të papërgjegjshëm.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë, i bën thirrje donatoreve të huaj që të ndihmojnë në restaurimin e këtyre kullave trashëgimi kulturore. Pasi, pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme në ministrinë e kulturës, akoma nuk është marrë asnjë përgjigje.

Share This Video


Download

  
Report form