Fazliu gris programin e kulturës, Mehmeti: Gjest i pa kulturë

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Bekim Fazliu i PDSH-së ka grisur sot në foltoren e parlamentit Propozim - programin për shënimin e përvjetorëve jubilare të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara deri në vitin 2013. Sipas tij, është turp që BDI krenohet me një program të tillë i cili nënçmon dhe turpëron shqiptarët dhe nga ana tjetër shtrohet në Kuvend për miratim në fund të shtatorit, 9 muaj me vonesë. Fazliu pyet se cilat data do të shënohen kur veçmë kanë kaluar. Reagoi deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti e cila tha se është vështirë të komentohet një gjest pa kulturë për programin për kulturë.

"Të nënçmosh deri në këtë masë popullin tënd, si po bëni ju dhe BDI, me këtë program për shënimin e përvjetorëve jubilarë të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara për vitin 2013, fillimisht është një amoralitet i paparë politik, është një kapadaillëk, është një papërgjegjshmëri dhe mospasje asnjë ndjenjë kombëtare. E din në cilin muaj jemi zoti Behixhudin Shehapi? Jemi në fund të muajit Shtator dhe ju krenoheni se do ta përvjetorin e vdekjes së Hasan Prishtinës, e dini kur është ky përvjetorë, në gusht, çfarë do të shënosh më. E dini kur është përvjetori i vdekjes së Hilmosit, në Prill, zoti Behixhidun, çfarë do të shënosh tash ti në Shtator. Gjitha datat që duhet shënuar, përvjetorët kanë kaluar, kjo është tallje që bëni me shqiptarët, është ofendim. Andaj, ky program i ka skadu afati dhe s i tillë nuk meriton të diskutohet aspak, është turp për shqiptarët", tha Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së.

"Më vjen keq që për program për kulturë, të komentoj një gjest pa kulturë. Nuk i ka hije, nuk ka shije dhe natyrisht nuk është në dinjitetin e një përfaqësuesi të popullit, një të zgjedhuri në zgjedhje. Natyrisht jemi mësuar që opozita shqiptare të kërcënohet me djegie të Parlamentit, të fyejë Rregulloren e Parlamentit, të grisë material në Parlamentit dhe përsëri punën e vetë ta bazojë në këto dokumente. Kësaj se di si i thonë, më duket hipokrizi", u shpreh Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.

Në propozim - programin për shënimin e përvjetorëve është ngërthyer edhe propozimi i RDK-së që ky programi të begatohet edhe me 80 vjetorin e lindjes së artistit Adem Kastrati. Andaj RDK-ja do të votoj pro këtij programi.

"Për në ky program që ka të bëj me kulturën shqiptare do të ishte i pranueshëm në qoftë se do të realizoheshe së paku 90 për qind dhe të mos pësoj, fatin e shumë programeve paraprake të cilat ngelin veç në letër pa mbështetje dhe financimin e duhur", tha Flamure Demiri Kreci.

Ndërkohë, ka përfunduar edhe debati rreth propozimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor Republikan, dhe pritet vetëm votimi. Pas çka Selim Ademin dhe Lidija Kamaçkoviq do të shpallen edhe zyrtarisht për anëtarë të KGJR-së. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form