Report TV - Monumenti 6 shekullor i Bratit lihet në mëshirë të fatit, drejt shkatërrimit

Report TV 2016-03-27

Views 1

Ura e Bratit, objekti 6-shekullor, i shpallur monument kulture është lënë në mëshirë të fatit. Ajo është një nga monumentet e rralla në llojin e vetë, pasi është e tipit venecian dhe e ndërtuar nga specialistë të Republikës së Venedikut. Banorët e fshatit Brataj shprehen se, ka 25 vite që në këtë urë nuk është vënë dorë, sidomos tek muret anësore. Ura e Bratit ka një gjatësi prej 30 metrash dhe 9 metra lartës, është me dy harqe, më e madhja e të cilave është ajo që kufizon lumin, ndërkohë që në pjesën tjetër të objektit spikasin dritare që shërbejnë për shkarkimin e ujërave.

Udha e Shkronjave?

E njohur edhe si ura e ?Udhës së Shkronjave? ajo edhe sot u vjen në ndihmë mjaft banorëve për të kaluar shtratin e lumit Shushicë. Por dëmtimi nga grryerjet e vazhdueshme të ujit sjell rrezikshmëri si për fëmijët e shkollave ashtu edhe apo banorët e tjerë të zonës, të cilët prej 6 shekujsh vazhdojnë të kalojnë aty.

Ura e Bratit mban numrin 31 në listën e propozuar për tu shpallur monument kulture në vitin 1948. Ndërkohë që është shpallur objekt i mbrojtur me mendim qeverie të vitit 1995.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS