Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Samueli vetëm 17 vjeçar nga Hasi, ka një arsye të fortë për t'u përlotur përpara kryeministrit Edi Rama. Në këtë moshë fare të re, atij i duhet të jetë kryefamiljari dhe këtë barrë të vështirë e mori pasi babai i ndërroi jetë pak muaj më parë. Kryeministri thotë se e ka punësuar të riun, por ai kërkon një strehë të sigurt, pasi nuk ka një çati mbi kokë të tijën.
Samueli: Zoti kryeministër, ju kam drejtuar një kërkesë në zyrën e bashkëqeverisjes dhe më jeni përgjigjur shumë shpejt. Në datë 20 kam filluar punë. Unë jam 17 vjeç, babi më ka vdekur në muajin shkurt. Më ka rënë një barrë e rëndë. Zoti kryeministër duhet të shohësh rastin tim. Kam nevojë për mbështetjen e tij. Nuk është problemi që vetëm unë të punësohem. Kam edhe 2 motrat më të mëdha edhe mamin që është e aftë për punë, por edhe strehimi. Është një gjë që e kërkoj që kur sepse shtëpia ku banojmë është e xhaxhallarëve. Vitin e kaluar kam qëndruar jashtë në shi, furtunë në një çadër që e kam siguruar me ndihmën e dajave. Edhe atë shiu e ka prishur dhe një muaj kam qëndruar në shi bashkë me familje. Këtë barrë që më ka rënë tash e 4-5 muajsh është shumë e rëndë. Nuk ia dija as babait sepse doja vetëm të dilja të shëtisja me shokët. Këtë gjë e kuptova pas vdekjes së tij. Kërkoj nga zt.kryeministër që vetëm strehimin ta kem të sigurt, se shtëpia dita ditës po shembet. Xhaxhallarët më kërkojnë të dal nga ajo shtëpi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/17-vjecari-jetim-shperthen-ne-lot-ne-kryeministri-kerkesa-drejtuar-rames