Lajme Arkiva 2000
Kryeministri Meta u ka kërkuar prefektëve, përfaqësues të qeverisë në pushtetin lokal, të shtrojnë aktivitetin ligjor për të mos lejuar të zgjedhur lokalë, përfaqësues të partive të ndryshme, të sabotojnë procesin zgjedhor. Më i rëndësishëm se rezultati për çfarëdo lloj zgjedhjesh tha Meta, është organizimi sa më i saktë, sa më i ligjshëm dhe transparent i tyre.
" Ju kërkoj të gjithëve që të zbatoni kompetencat ndaj gjithë atyre drejtuesve të pushtetit lokal, pavarësisht se cilës parti i takojnë, në mënyrë që të gjithë të zbatojnë detyrat e tyre dhe ky proces të ecë me ritmin e parashikuar në mënyrë që të sigurojmë një organizim sa më normal, sa më transparent të procesit të zgjedhjeve. Nuk duhet të kursejmë asnjë, për asnjë lloj arsye që shkel ligjin, zvarrit procesin, dëmton transparencën e këtij procesi pavarësisht përpjekjeve për t'a politizuar pastaj çdo lloj ndërhyrje që do të jemi të detyruar të bëjmë."
Kryeministri Meta u deklaroi prefektëve se procesi zgjedhor në Shqipëri do të monitorohet nga organizma ndërkombëtarë ndaj kjo është një garanci më tepër që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/