Emisioni investigativ "BOOM" në RTV O" />
Emisioni investigativ "BOOM" në RTV O"/>

BOOM: 47 vjeçari humb jetën në aksident, prokurori lë fajin "jetim"

Ora News Emisione 2018-07-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora News iu rikthye sërish një aksidenti të ndodhur vitin e kaluar në aksin Levan-Tepelenë, ku humbi jetën 46 vjeçarit Ajet Yzeiraj.

Hetimet u rihapën dhe çështjen mori në dorë prokurori Çlirim Sino, por vëllai i viktimës ngre zërin se hetimi është bërë i njëanshëm nga ana e prokurorit Çlirim Sino. Ky i fundit nuk ka marrë në pyetje asnjë nga dëshmitarët. Është marrë parasysh vetëm dëshmia e drejtuesit të mjetit, i cili ka shkaktuar aksidentin.

Dashnor Yzeiraj: Ky prokuror çoi çështjen për pushim dhe ekspertët e ndërtuan teknikën në bazë të atyre që tha autori, dhe jo në bazë të dëshmitarëve. Pra dëshmitarët nuk u morën në pyetje sepse kështu i intereson prokurorit.

Në raportin e parë ekspertët kanë nxjerrë se shkaktar i aksidentit ishin reshjet e shiut, ndërsa në akt ekspertimin e ri thuhet se ka qenë një makinë Ford me ngjyrë gri me targa AA 473?, e cila ka bërë një parakalim të gabuar duke vënë në vështirësi drejtuesin e mjetit Land Rover.

Dashnor Yzeiraj: Te kjo ekspertizë na kanë futur gjasme një makinë të tretë që na ka parakaluar, edhe pse ekspertët kanë thënë se shpejtësia e mjetit është me 110 km/h që është dy fish i shpejtësisë së lejuar, prokurori nuk e merr për bazë këtë. Kjo makinë nuk ekziston, ka dëshmitarë okularë që kanë qenë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-47-vjecari-humb-jeten-ne-aksident-prokurori-le-fajin-jetim

Share This Video


Download

  
Report form