LEZHË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Laç, ku një kamion ka përplasur një biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtuar kryqëzimi i Rriles, ku drejtuesi biçikletës ka mbetur i vdekur në vend. Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima është Zef Mullishi, rreth të 50-ave, nga Rrila.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka ndaluar shoferin e kamionit, ndërsa grupi hetimor ka filluar punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.