Një 32-vjeçar është arrestuar në Lushnje, për shkak se gjatë drejtimit të automjetit të tij ka aksidentuar me vdekje një person që po udhëtonte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur paraditën e sotme në afërsi të fshatit ?Krutje e poshtme? në vendin e quajtur Fier i Ri, të Lushnjes. Shtetasi me të dhëna: Serjan Arapi, 32 vjeç, banues në Lushnje, ka qenë duke drejtuar mjetin tip ?Benz? kur ka përplasur shtetasin me të dhëna: A.S, 42 vjeç, banues në fshatin Krutje, i cili në ato momente po lëviste me biçikletën e tij.
Viktima nuk ka mundur t?i bëjë ballë përplasjes dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Policia ka mbërritur në ngjarje dhe 32-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje ku po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.