Ora News- PD tregon hartën: Ja grabitja e Teatrit Kombëtar. Përfitimi minimal 205 milionë euro

Ora News Lajme 2018-06-30

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partinë Demokratike nuk e ka bindur grupi i aktorëve që janë pjesë e komisionit të negociimit për Teatrin Kombëtar, se nuk do të ketë kulla në atë projekt.

Demokratja, Kryetarja e Komisionit të Medias dhe Mjetet e Informimit publik Albana Vokshi vijoi akuzat ndaj Ramës dhe Veliajt se po pastrojnë paratë e krimit dhe të drogës me atë që ata e quajnë shkatërrim të Teatrit Kombëtar, duke projektuar ndërtimin e 6 kullave.

Albana Vokshi: "Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë mbajtur të fshehtë deri më sot projektin e kompanisë së tyre private, që do të shkatërrojë Teatrin Kombëtar dhe do të ndërtojë 6 kulla në qendrën historike të kryeqytetit. Kryeministri dhe kryebashkiaku gënjejnë publikisht, kur thonë se territori i Teatrit nuk do të preket asnjë centimetër. Gënjejnë për të mbrojtur milionat e tyre të paligjshme nga droga dhe korrupsioni. Miliona që duan t?i pastrojnë duke bërë një krim edhe më të madh: shembjen e Teatrit Kombëtar, grabitjen e pronës së tij dhe pjesës tjetër pranë tij, si dhe noterizimin e grabitjes dhe pastrimit të parave nëpërmjet ligjit të jashtëzakonshëm, që duan ta miratojnë në parlament me urgjencë deri të enjten.

Vokshi publikoi një hartë të marrë sipas vërtetimit hipotekor ku tregohet sipërfaqja e Teatrit Kombëtar

Albana Vokshi: " 5.522 m2 janë pronë e Teatrit Kombëtar, për të cilin Veliaj tha se nuk preket asnjë centimetër. Por harta tregon qartë se projekti i Edi Ramës për shkatërrimin e Teatrit, parashikon ngritjen e 3 kullave në territorin e Teatrit Kombëtar. Përfitimi minimal i përllogaritur nga ekspertët është 205 milionë euro.

Për të rritur sa më shumë fitimin nga kullat e krimit, Edi Rama i ka vënë tokës publike në qendrën historike të Tiranës çmimin qesharak 470 euro për metër katror, ndërkohë që çmimi në atë zonë për një apartament apo biznes është 5 -10 herë më i shtrenjtë, por në asnjë rast më pak se 2500 euro metri katror.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-tregon-harten-ja-grabitja-e-teatrit-kombetar-perfitimi-minimal-205-milione-euro

Share This Video


Download

  
Report form