Ora News - PD tregon hartën: Ja grabitja e Teatrit Kombëtar. Përfitimi minimal 205 milionë euro

Ora News Lajme 2018-06-30

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PD vijon akuzat ndaj Ramës dhe Veliajt se po pastrojnë paratë e krimit dhe të drogës me atë që ata e quajnë shkatërrim të Teatrit Kombëtar.

Kryetarja e Komisionit të Kulturës Albana Vokshi publikoi skemën e asaj që ajo e quan "grabitje" të Teatrit Kombëtar dhe pronës publike për ndërtimin e 6 kullave

Albana Vokshi: "Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë mbajtur të fshehtë deri më sot projektin e kompanisë së tyre private, që do të shkatërrojë Teatrin Kombëtar dhe do të ndërtojë 6 kulla në qendrën historike të kryeqytetit. Kryeministri dhe kryebashkiaku gënjejnë publikisht, kur thonë se territori i Teatrit nuk do të preket asnjë centimetër. Gënjejnë për të mbrojtur milionat e tyre të paligjshme nga droga dhe korrupsioni. Miliona që duan t?i pastrojnë duke bërë një krim edhe më të madh: shembjen e Teatrit Kombëtar, grabitjen e pronës së tij dhe pjesës tjetër pranë tij, si dhe noterizimin e grabitjes dhe pastrimit të parave nëpërmjet ligjit të jashtëzakonshëm, që duan ta miratojnë në parlament me urgjencë deri të enjten.

Vokshi publikoi një hartë të marrë sipas vërtetimit hipotekor ku tregohet sipërfaqja e Teatrit Kombëtar

Albana Vokshi: " 5.522 m2 janë pronë e Teatrit Kombëtar, për të cilin Veliaj tha se nuk preket asnjë centimetër. Por harta tregon qartë se projekti i Edi Ramës për shkatërrimin e Teatrit, parashikon ngritjen e 3 kullave në territorin e Teatrit Kombëtar. Përfitimi minimal i përllogaritur nga ekspertët është 205 milionë euro.

Për të rritur sa më shumë fitimin nga kullat e krimit, Edi Rama i ka vënë tokës publike në qendrën historike të Tiranës çmimin qesharak 470 euro për metër katror, ndërkohë që çmimi në atë zonë për një apartament apo biznes është 5 -10 herë më i shtrenjtë, por në asnjë rast më pak se 2500 euro metri katror.

Vokshi denoncon se Veliaj refuzon të japë informacion komisionit lidhur me projektin

Albana Vokshi: Prej më shumë se dy javësh, Kryetari i Bashkisë refuzon kërkesën e opozitës për të dhënë shpjegime në Komisionin Parlamentar, si dhe refuzon të përmbushë detyrimin ligjor për të dhënë informacion me shkrim rreth projektit të propozuar nga kompania ?Fusha?, ku përcaktohet hedhja në erë e Teatrit Kombëtar dhe ngritja e 6 kullave.

Në shkelje të afateve ligjore, Erion Veliaj, sekseri i Edi Ramës në bashki, nuk ka sjellë asnjë përgjigje në Parlament, duke mbajtur të fshehtë Skemën e Grabitjes së Teatrit Kombëtar dhe Pronës Publike në mes të Tiranës. Skema e grabitjes është paracaktuar në zyrën e Edi Ramës që, pasi nxorën jashtë funksionit Gjykatën Kushtetuese, ka planifikuar të miratojë me urgjencë, brenda dy ditësh, vjedhjen e shqiptarëve me ligj të jashtëzakonshëm dhe antikushtetues.

Partia Demokratike thotë se i bashkohet artistëve në kauzën e drejtë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

Albana Vokshi: "Janë këto grabitje që ia kanë mbyllur derën Shqipërisë për në Europë, e cila refuzon një kryeministër hajdut si Edi Rama. Tani, është në dorën tonë të mos lej...

Share This Video


Download

  
Report form