Mbyllet konkurrimi për drejtorin e Teatrit Kombëtar

RTV KLAN 2018-05-12

Views 1

Ema Andrea, Genc Fuga dhe Hervin Çuli kandidojnë mes njëri-tjetrit për drejtor të Teatrit Kombëtar. 12 Marsi eshte dhe dita e fundit e dorëzimit të kandidaturave, që deri më tani janë zyrtarisht tre të tilla për drejtimin e institucionit më të rëndësishëm teatror në vend. Andrea dhe Fuga e shprehën ambicien e tyre për drejtor njëherësh me nisjen e protestave të artistëve për të ardhmen e godinës dhe trupës së teatrit Kombëtar. Hervin Çuli drejtori i komanduar i Teatrit Kombëtar konkurron për një mandat të dytë.

Në objektivat artistikë një nga pikat e kërkuara dhe që prej vitesh ngrihet si shqetësim nga komuniteti i artistëve është zhvillimi i dramaturgjisë shqipe, ndërsa në politikat kulturore parësore mbetet ?Edukimi përmes Artit?.

Emërimi i drejtorit të ri të Teatrit Kombëtar vjen në një çast debatesh mes vetë aktorëve dhe regjisorëve dhe këta të fundit me Ministrinë e Kulturës. Në takimin e fundit të mbajtur në sallën ?Black Box? të Universitetit të Arteve, ata të përgjysmuar në numër, kërkuan një diskutim publik për projektligjin e ri për artin dhe kulturën dhe transparencë për godinën e re të Teatrit Kombëtar.

Drejtuesi i ri në rastin kur mund të jetë midis Ema Andreas dhe Genc Fugës, veç të tjerash i duhet të vendosë ekuilibra të rinj mes komunitetit të artistëve dhe Ministrisë së Kulturës. Në rastin e Hervin Çulit, ndryshimi i vetëm për të do të jetë se do të menaxhojë dy skena, atë të Teatrit Kombëtar deri në 2020 kur është parashikuar të ekzistojë dhe ?Turbina? e cila që nga Maji do të jetë edhe në shërbim të skenës teatrore kombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS