Report Tv - Elbasan, 500 banorë në Labinot Fushë pa ujë të pijshëm, Bashkia asnjë masë

Report TV 2018-06-29

Views 0

Në lagjen ?Shegune? të Nj.Administrative Labinot Fushe mbi 500 banorë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, por edhe qendra shëndetësore e lagjes si dhe shkolla si pasojë e mungesës së uji po hasin shumë vështirësi. Banorët ankohen se kjo situatë ka vite që është prezente, por që është rënduar me prishjen e pompës e cila mundësonte furnizimin e tyre me ujë të pijshëm.

Reforma administrative thonë banorët i ka penalizuar, pasi me bashkinë e madhe Elbasan ata nuk kanë njohur asnjë investim, megjithëse problemin e tyre ia kanë bërë të ditur instancave përkatëse. Situata bëhet më serioze tani në stinën verës, kur dhe ata pak banorë që kanë bërë puse uji nis të shterojë.

Mjaft e vështirë gjendja paraqitet për gratë e zonës. Ato e kanë të pamundur të sigurojnë ujë për të larë dhe pastruar shtëpitë, pasi për të pirë shpesh herë e blejnë. Por as kjo e fundit nuk shihet si zgjidhje, pasi jo gjithnjë kanë mundësi të blejnë ujë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS