POGRADEC- Rreth 840 banorë të fshatit Vërdovë në qytetin e Pogradecit prej vitesh jetojnë pa ujë të pijshëm.
Çdo ditë banorët përshkruajnë kilometra rrugë për të mbushur ujë të pijshëm në fshatrat përreth. Banorët ankohen se janë lënë në harresë, pasi sipas tyre premtimet për ndërtimin e kanalizimeve kanë mbetur vetëm fjalë boshe.
Jashtë kamerës, nga ana e komunës Buçimas pohohet se ekziston një projekt për kanalizimin e ujit të pijshëm në këtë fshat, por nuk bëhet me dije se kur do të vihet në zbatim.