“Dyert e BE hapur për Shqipërinë”Tirana të vazhdojë me reformat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Dyert e Bashkimit Europian janë të hapura për Shqipërinë dhe rruga juaj drejt BE-së është bërë e pakthyeshme?, shprehen përfaqësuesja e lartë e unionit Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn në një editorial kushtuar përpjekjeve që ka bërë vendi ynë ne rrugën drejt integrimit.



?Dyert e Bashkimit tonë janë të hapura. Rruga juaj drejt Bashkimit Europian është bërë e pakthyeshme. Tani varet nga ju që të ecni përpara në këtë rrugë drejt një të ardhmeje të prosperitetit dhe sigurisë së përbashkët. Është vendimi i lirë dhe sovran i popullit tuaj, i askujt tjetër. Ëndrra jonë e përbashkët për një kontinent europian të bashkuar është në duart tuaja.?



Dy zyrtarët e lartë theksojnë se shtetet anëtare të BE-së përcaktuan qartë se hapjen e negociatave të anëtarësimit në qershor të 2019-s, dhe se Komisioni Europian ka nisur menjëherë përgatitjet. Por ata kërkojnë që vendi të vazhdojë me të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri veçanërisht për reformën gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.



Një kapitull i ri i punës sonë të përbashkët fillon sot: Komisioni Europian nisi menjëherë përgatitjet dhe ne kemi besim se ju do të ruani gjithashtu të njëjtën vendosmëri mbresëlënëse dhe punë të madhe. Tani është koha që Shqipëria të mbështetet në progresin e bërë dhe të vazhdojë të punojë me të njëjtën vendosmëri, veçanërisht për reformën gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Puna gjatë vitit që vjen është një investim në integrimin tuaj në BE. Çdo hap ka rëndësi. Ecja në këtë rrugë jo vetëm që ju lejon të hapni negociatat, por edhe ta bëni këtë në mënyrën më efektive të mundshme. Në çastin kur negociatat të hapen zyrtarisht, ju do të jeni tashmë duke vrapuar. Ky do të jetë një vit pune për BE-në gjithashtu.



Në fund, Mogherini dhe Hahn, i bëjnë thirrje grupeve politike dhe partive, të punojnë së bashku dhe më shumë se kurrë në këtë proces historik.

Share This Video


Download

  
Report form