Çedomir Jovanoviç: Të vazhdojë dialogu Prishtinë - Beograd - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-07-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari Partisë Liberal Demokratike në Serbi Çedomir Jovanoviç  vazhdon të insistojë se Serbia duhet ta pranojë realitetin lidhur me Kosovën dhe se kjo çështje është një ngërç që duhet zgjidhur. Deklaratat Jovanoviç i bëri gjatë një interviste për shtypin malazez.



Çedomir Jovanoviç: ?Mendoj se është shumë e vështirë që të pranohet realiteti në Serbi. Përpjekjet për balancimin dhe flirtim me politikën, që na solli në këtë fazë, të cilën ne e quajmë realiteti në Kosovë, gjithnjë e më shumë janë në një rrugë pa krye?.



Sipas  Jovanoviç e gjithë bota ka një qëndrim për Kosovën krejt të ndryshëm nga ai i Serbisë, ?madje edhe rusët, kanë mbështetur shumë veprime të ndërkombëtarëve të cilat çuan në formimin e shtetit të Kosovës?. Ai thotë se çështja e Kosovës nuk është problem i qeverisë por i gjithë shoqërisë ndërsa apelon për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës -Beogradit.



Çedomir Jovanoviç: ?Ne duhet të shohim se si dhe se për çfarë do të flasim me shqiptarët, kurse  biseda është gjithmonë e mundur. Pra, dialogu nuk duhet të ndalet dhe është e rëndësishme që të dy shoqëritë tona ta kuptojnë. Pavarësisht nga pasojat momentale, kjo qasje është treguar e mirë si afatgjatë. Është e rëndësishme për një rajon të sigurt, paqësor dhe  ekonomikisht prosperues?.



Kohet e fundit zërat ne politiken serbe për njohjen e Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve janë shtuar.

Share This Video


Download

  
Report form